Ngjarje e rëndë, DM: Doktori vdes dy javë pasi mori vaksinën Pfizer

Soft

Doktori 56 vjeçar Gregory Michael ka humbur jetën si pasojë e një reaksioni katastrofik i vaksinës antiCovid.

Bashkëshortja e tij Heidi Neckelmann ka treguar për DailyMail se ai zotëronte një gjendje shumë të mirë shëndetësore deri sa mori vaksinën në 18 dhjetor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gregory iu nënshtrua vaksinës një javë pasi kishte pësuar një goditje në tru, e cila i kishte sjellë një çrregullim të gjakut të shkaktuar nga mungesa e trombocideve.

Heidi Neckelman këmbëngul, se bashkëshorti i saj nuk kishte patur një çrregullim imunitar ose ndonjë gjendje të ngjashme.

"Në mendjen time vdekja e tij ishte 100% e lidhur me vaksinën. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Burri im kishte biseda me mjekët të cilët thanë që vaksina ishte shkaku."

Nëse vdekja e tij lidhet drejtëpërdrejtë me vaksinën Michael do të ishte rasti i parë i njohur në botë që vdes pas injeksionit të vaksinës.

Një zëdhënës i Pfizer deklaroi se firma po hetonte për vdekjen e Michael por ata nuk mendojnë se kishte lidhje me vaksinën. Burimi /DailyMail

ME TE LEXUARAT