Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeku personal i Papës humb jetën nga Covid-19

Doktori personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soccorsi ka humbur jetën për shkak të Covid-19 në moshën 78 vjeçare.

Fabrizio u shtrua në spital për një problem onkologjik, por infektimi me Covid i mori jetën.

Papa Françesku e kishte zgjedhur si mjekun e tij personal që në 2015-ën.

Soccorsi lindi në 2 shkurt të 1942-shit dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968-ën.

Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë

Në qershor të 2017-ës, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet