Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

George Clooney: Trump dhe familja e tij do harrohen në koshin e plehrave të historisë

Aktori i njohur amerikan, George Clooney ka dalë kundër Presidentit në detyrë Donald Trump, pas trazirave që shkaktuan mbështetësit e tij në Kongresin Amerikan.

Në një deklaratë për Hollywood Reporter, aktori 59-vjeçar kritikon presidentin dhe familjen e tij dhe i akuzon ata se kanë nxitur dhunën dhe janë në anën e gabuar të historisë.

“Donald Trump dhe e gjithë familja e tij duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë. Emri i tij tani do të shoqërohet përgjithmonë me kryengritjen.”

Po ashtu aktori komentoi dhe debatin për aktivizimin e amendamentit të 25-të të Kushtetutës që synonte shkarkimin e Trump, duke thënë se do ishte diçka shpresëdhënëse për daljen nga situata ku është vendi ditët e fundit.

Donald Trump u akuza se nxiti dhunën, por një ditë më vonë ai e dënoi atë dhe tha se pushteti tek Biden do të kalonte në mënyrë paqësore.

 

Burimi/Tvklan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet