Gjykata ka ndryshuar akuzen për këngëtaren Fjolla Morina, nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.
Këngëtarja mesohet se eshte marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.
Edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për të njëjtën vepër.
Prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, eshte derguar per shqyrtim në gjykatën e Kukësit.
Më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete kurse në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi.