Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Denoncimi, policia bën për spital ambientalistin Sazan Guri?!

Aktiviste te shoqerise civile kane denoncuar diten e sotme sipas tyre dhunimin e ambientalistit Sazan Guri nga efektiva te policise se shtetit.

Sipas postimit ne rrjetet sociale te shoqeruar edhe me foto, Guri eshte derguar ne spitalin e Traumes (ish- Ushtarak) ne Tirane ku eshte pare me paterica.

Denoncimi ne rrjetet sociale:
Miku yne, qytetari i angazhuar, i palodhur Sazan Guri eshte dhunuar nga policia partiake e rilindjes!

Ngjarja eshte treta ne rradhe pas masakrimit dhe ne fund vrasjes se te riut Klodjan Rasha!
Nuk kane vene mend!

Une kam pare skene dhune ne Berat ne dt 30. Kam ndaluar makinen ne mes te rruges dhe i kam bertitur policit pse i dhunonte qytetaret?!

Kete madje po e bente me arrogance te plote, ne mes te rruges, ne nje vend te mbipopulluar, ne prag te festes se vitit te ri!
Nuk kane per te vene mend nese nuk nderrohet kreu!

Kreu i krimit, kryeministri ilegjitim nese nuk largohet me vote e te ndeshkohet me ligj, dhuna e krimineleve me uniforme policie nuk ka per te ndalur.
Kjo eshte fryme dhune qe drejtohet nga lart dhe shkon deri tek ai spurdhjaku rrugor te cilit kur iu ktheva me ton te larte u shnderrua “nga kaposh ne nje pule te lagur”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet