Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Cahet toka, gropa gjigande para spitalit tremb pacientët me COVID

Nje grope e madhe eshte hapur papritur ne toke para nje spitali ne Napoli.

Ngjarja bëri që spitali me pacientë të Covid-19, të mbyllej përkohësisht prej ndërprerjeve të energjisë.

Gropa gjigande është hapur natën e djeshme në parkingun e një spitali në Napoli në jug të Italisë, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të spitalit me pacientë të Covid-19, prej ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Operacionet e spitalit “Del Mare” nuk ishin dëmtuar dhe zjarrfikësat thanë se nuk kishte të lënduar. Gropa mori me vete vetëm disa makina në parkingun e spitalit.

Spitali deklaroi se carja e tokes gjigande rezultoi 20-metra e thellë dhe rreth 2,000 metra katrorë e gjerë.

Ennio Aquilino, kreu i zjarrfikëssave të zonës tha për mediat se shembja e brendshme mund të jetë shkaktuar nga infiltrimi i ujit nëntokë pas reshjeve të ditëve të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet