Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

60 sekondat e fundit të avionit që u rrëzua në Indonezi, momenti kur radari tregon humbjen e lartësisë dhe zhduket

Avioni Boeing 737-500 që po fluturonte nga Xhakarta për në Indonezi është rrëzuar, këtë e konfirmojnë dhe të dhënat e radarit që mbikqyr aviacionin civil.

Në një video të publikuar në Twitter, shihen pamjet e faqes së njohur FightRadar, ku tregon se si avioni humb lartësinë dhe për një moment zhduket nga radari.

Sipas ekspertëve të aviacionit gjithçka ka ndodhur brenda 60 sekondave duke zbritur në 3 mijë metra. Në anën tjetër zyrtarë të kompanisë kanë bërë të ditur se janë duke mbledhur sa më shumë informacione për këtë aeroplan.

Aeroplani për herë të parë ishte futur në përdorim në maj të vitit 1994. Sipas informacioneve të para në të ishin 62 pasagjerë e disa media lokale raportojnë se mund të kenë qenë mbi 122.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet