Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjedhje, kanabis e shkelje e rregullave të qarkullimit, arrestohen 7 persona në Tiranë

Shtatë persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë për vepra të ndryshme penale si vjedhje, drogë e shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë pasi u kapën duke vjedhur një qendër tregtare. Dy të tjerë po ashtu u kapën me sasi kanabisi.

Ndërkaq tre u arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit, dy prej të cilëve drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe një pa lejen përkatëse.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Sh., 29 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 18 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një qendër tregtare.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P.N., 56 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E.A., 25 vjeç dhe D. M., 55 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet