Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Strasburgu’ urdhëron shtetin shqiptar: Të mos dëbohet turku Selami Simsek

Gjykata e Strasburgut, e vënë në lëvizje nga avokati Elton Hyseni, urdhëron shtetin shqiptar të mos dëbojë shtetasin turk Selami Simsek.

Masa e sigurimit të padisë iu është komunikuar palëve ditën e sotme.

Strasburgu urdhëron autoritetet mos ta dëbojnë, derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore për Simsek.

Turku pretendon se persekutohet nga shteti turk, për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen.

Kujtojmë se Selami Simsek u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për falsifikim të vizave.

Ai u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij Harun Çelik, me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kandaze të falsifikuar.

Simsek, është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet