SPAK në Skrapar, lëshon 23 urdhër arreste, mes tyre policë e zyrtarë! Akuzohen për kultivim kanabis dhe pastrim parash
SPAK ka firmosur 23 urdhër-arreste për persona të dyshuar si të implikuar në kultivimin e kanabisit në Skrapar.
Zona e Skraparit kohët e fundit ka qenë problematike, dhe një konstatim të tillë e bëri publik pak kohë më parë edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në kohën që ishte në detyrë.
Tashmë urdhër-arrestet janë firmosur për personat e dyshuar dhe ata akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.
Po ashtu në Skrapar ka pasur edhe policë të implikuar drejtpërdrejt në kultivimin kryesisht t kanabisit.