Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmoi me plumba prokurorin Arjan Ndoja, SPAK akuzon të afërmin e deputetit Redjan Rraja

TIRANË – Redjan Rraja, ia ferm i deputetit te PS Rrahman Rraja eshte vendosur nen akuze nga SPAk per atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj prokurorin Arjan Ndoja, që u bë më 1 nëntor të 2019 në Shkozet të Durrësit.

Në përfundim të hetimeve SPAK ka marrë të pandehur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn.

Dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit.

Më 1 nëntor 2019 një atentat iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si ipërfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet