Rritet niveli i Vjosës, kryebashkiaku i Vlorës: Bëni kujdes gjatë natës...

Aktualitet
Rritet niveli i Vjosës, kryebashkiaku i Vlorës: Bëni kujdes

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka parë nga afër situatën e lumit Vjosa, që është fryrë për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë.

Ai ishte në Novoselë së bashku me prefektin dhe administratorin e zonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një video të postuar në “Facebook”, Leli tha se niveli i ujit të Vjosës ka shkruar tashmë 7 metra, por, sipas tij, nuk është e nevojshme ngritja e alarmit.

“Jam në Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave.

Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm në rast se gjendja ndryshon gjatë orëve të ardhshme sepse shirat do të vijojnë”, shprehet Leli.

ME TE LEXUARAT