Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

RESHJET/ Ish-deputetja e PD: Jeta e banorëve të Lezhës në rrezik, kërkoj me urgjencë masa të menjëhershme

Ish-deputetja e PD Lindita Metaliaj në një postim në facebook ka publikuar pamje nga gjendja aktuale në Lezhë ku për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhjetra hektarë tokë janë në ujë, duke akuzuar në të njëjtën kohë pushtetin qendror dhe vendor për braktisje.

Metaliaj deklaron se jeta e banorëve të Lezhës është në rrezik dhe se ata po apelojnë për ndihmë duke numëruar problematikat.

DEKLARATA

“Pavaresisht reshjeve te shumta te paralajmeruara problematikat vijne nga:

  1. Investimet e pakta thuajse zero ne infrastrukturen e kullimit dhe te mbrojtjes nga permbytja.
  2. Edhe ato pak investime nuk akordohen ne kohen e duhur qe punimet te kryhen me cilesi e efektivitet.
  3. Furnizimi me energji elektrike nuk eshte garant per punen normale te hidrovoreve. Linjat tejet te amortizuara e pa burime alternative,nga mungesa e investimeve ne sistemin energjetik.
  4. Prej 8 vitesh nuk financohet hidrovori i ri i Balldrenit megjithese eshte premtuar,madje eshte bere edhe projekti dhe preventivi perkates,por parate kane shkuar per konçensione korruptive e PPP per grupin e oligarkeve.
  5. Makinerite e pamjaftueshme e tejet te amortizuara per te zgjidhur situaten.”

Eshte e pafalshme papergjegjshmeria totale e qeverise ndaj banoreve te Lezhes!
Merrni masa sa nuk eshte vone! Çdo minute mund te kushtoje shtrenjte!
Koha nuk pret!
Pamjet jane te pak minutave me pare!”

Burimi/News24

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet