Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reshjet gjatë natës/ Rritet niveli i ujit në Drin dhe Bunë, mbi 1 mijë hektarë toka të përmbytura në Shkodër

Raportohet situata me reshjet edendura të shiut në qarkun e Shkodrës.

Gjatë natës ka pasur reshje të konsiderueshme shiu që kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në lumenjtë Drin e Bunë.

Rruga e Obotit është përmbytur totalisht dhe është e pakalueshme pasi është 60 cm nën ujë. Ndërkohë në fshatin Shirq, vendin e quajtur ‘’Urrela’’ dhe ‘’Mushan’’ uji ka përmbytur 489 hektorë teksa në total në Shkodër janë plot 1 mijë e 469 hektarë tokë të përmbytur.

Nga ana tjetër Bashkia e Shkodrës kërkon ndërhyrjen e ushtrisë me mjete për lundrim që të zhbllokohet situata për banorët e fshatit Obot që janë momentalisht të izoluar mes ujit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet