Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reshjet e shiut në Elbasan, rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore

Në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët e mesatar. Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur rrëshkitje të vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë.

Firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës dhe është në gatishmëri aktualisht. Qarkullimi në 2 akset nuk është ndërprerë. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje. Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por larg pikës së rrezikut.

Niveli i përroit të Zaranikës në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie. Edhe përrenjtë e tjerë dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Strukturat e emergjencave civile në bashkitë e qarkut janë gatishmëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet