Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reshjet e dendura të shiut, Bashkia e Pukës jep alarmin

Bashkia e Pukës njofton se për shkak të densitetit të lart të reshjeve gjatë orëve të fundit gjendja në këtë qark është tepër e rënduar.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Bashkia e Pukës i bën apel qytetarëve që të mos qarkullojnë natën dhe të shmangin kalimet mbi ura pasi prurjet e shumta mund të shkëpusin këmbëzat e saj.

Në njoftim jepet i detajuar informacioni për zonat më kryesore të qarkut të Pukës të cilat paraqesin rrezikshmeri.

Njoftimi i plotë

Të nderuar banorë të bashkisë Pukë!

Nisur nga fakti se reshjet intensive të shiut po vazhdojnë ashtu si në të gjithë vendin edhe në territorin e bashkisë Pukë, çfar në disa zona po shkakton dhe prurje masive inertesh, duke shkaktuar rrezikshmëri kryesisht për qarkullimin.
Ju lutemi, gjatë natës në vijim, eviton levizjen sa të jetë e mundur, në të gjithë territorin e bashkisë.
Eviton në menyre apsulute levizjen mbi urat këmbësore, prurjet e mëdha mund të rrezikojnë shkëputjen e tyre. Ështe e domosdoshme shmangia e qarkullimit gjatë natës në aksin rrugor Kryqëzim Hadroj – Gjegjan – Mirditë për shkak të gurve dhe prurjeve të tjera inerte mbi trasen e rrugës. Bashkia Pukë ka njoftuar ARRSH për situaten në këtë aks rrugor.
Deri në oren 21:00, sipas informacionit nga njësitë administrative, paraqitet kjo situatë:
GJEGJAN: Ka rreshqitje dhe prurje të vazhdueshme në rrugen e Meshurdhit, Kaqinarit, Sherrajve, Mesulit. Në fshatin Dom prurjet e mëdha të lumit Fan kanë sjell gërryerjen e disa tokave bujqësore. Në fshatin Gojan i madh prurjet ujore kanë deportuar në një banesë, por fatmirsisht tashmë prurjer janë devijuar dhe nuk përbëjnë problem për banesen.
QELËZ: Prurjet ujore në sasi të mëdha kanë sjell rreshqitje dhe demtime në disa akse rrugore që lidhin fshatrat e kësaj zone. I pakalueshëm është një segment që lidh një pjesë të fshatit Mardhnaq. Rruga që lidh fshatin Ukth me varrezat është bllokuar si pasojë e rreshqitjes nga skrapata.
LUF-QERRET: Deri tani raportohet e dëmtuar ura pasarelë e fshatit Kaftall. Ka rreshqitje inertesh në disa akse rrugore, por janë të kalueshme të gjithë rrugët e fshatrave që nuk përshkohen nga prurje ujore të mëdha.
RRAPE: Raportohet i bllokuar aksi rrugor i fshatit Meqe. Është dëmtuar një urë këmbësore që sherben për lidhjen e dy familjeve në fshatin Kabash.
Deri në këto momente nuk ka demtime ujsjellesish, institucionesh shendetësore dhe arsimore në të gjith territorin e bashkisë Pukë.
Po monitorohet situata në zona me rrezikshmëri rreshqitjesh në fshatin Shkozë, Rrape e Qelëz.
Sipas strukturave shëndetësore.Qendrat Shëndetësore
në Gjegjan, Qelëz e Luf, funksionojnë 24 orë dhe kanë furnizimet e nevojshme me medikamente.
Shërbimi Spitalor i Pukës, krahas autoambulancave të turnit ka aktivizuar dy mjetet të tjera autoambulancë për përballimin e rasteve urgjente në terrene të vështira.
Për raste të bllokimit, bashkia Pukë ka autorizuar perdorimin e një mjeti të Sherbimit Zjarrfikës, i përshtatshëm për përballimin e situatave dhe terreneve të vështira.
Nëse ju duhet ndihma e bashkisë Pukë gjatë këtyre ditëve me reshje intensive, kontaktoni numrin pa pagesë të Shërbimit Zjarrfikës pranë bashkisë, 128.
Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj ka aktivizuar Shtabin e Emergjencave, ndërsa ka urdhëruar kalimin në gadishmëri të Drejtorisë të Shërbimeve Komunitare, Policisë bashkiake, Shërbimit Zjarrfikës.
Ju faleminderit!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet