Rama flet për drekën në shtëpinë e Mitsotakis: Mikpritje e shkëlqyer, bëmë një bilanc të...

Politikë
Rama flet për drekën në shtëpinë e Mitsotakis:

“Shije e shkëlqyer e mikpritjes”. Kështu e cilëson Edi Rama pritjen në drekën që organizoi homologu i tij grek Mitsotakis në shtëpinë e tij për nder të kreut të ekzekutivit shqiptar.

Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thekson se në tryezë gjatë drekës është diskutuar për situatën nga koronavirusi, marrëdhëniet mes dy vedeve dhe vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale!

Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike” shkruan Edi Rama.

ME TE LEXUARAT