Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qipro futet në karantinë nga 10 janari, mbyll parukeritë, marketet dhe shkollat

Duke nisur nga 10 janari, Qipro do të zbatojë masa të reja shtresë për frenimin e koronavirusit, duke bërë bllokimin e dytë.

Mësohet se sallonet e bukurisë dhe dyqanet e mëdha do të mbyllen, ndërsa shkollat do të vijojnë mësimin online.

Ministri i Shëndetësisë, Konstantinos Ioannou në një konferencë shtypi tha se njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm dy herë në ditë për arsye specifike të tilla si blerja e artikujve ushqimorë ose ilaçeve dhe ushtrimet fizike.

Ndërkohë që në fuqi do të mbetet ora policore duke nisur nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Qiproja ka regjistruar 26.208 infeksione me koronavirusin që kur rasti i saj i parë u regjistrua në fillim të marsit 2020 dhe 140 vdekje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet