Pukë/ Gjendet e djegur një makinë, rezulton se është marrë me qira në aeroportin e Rinasit

Aktualitet
Pukë/ Gjendet e djegur një makinë, rezulton se është

PUKË - Një makinë e djegur është gjetur në aksin rrugor në Gjegjan-Reps, në Pukë mëngjesin e sotëm (8 janar).

Mjeti tip ‘Skoda Fabia’ është gjetur në vendin e quajtur ‘Kodra e Bardhë’ teksa rezulton të jetë marrë me qira në Rinas.

Nga informacionet paraprake rezulton se makina është marrë me qira nga një turist i huaj në aeroport.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e djegies së makinës teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT