Po transportonin klandestinë nga Gjirokastra në Tiranë, arrestohen dy trafikantët

Aktualitet
Po transportonin klandestinë nga Gjirokastra në Tiranë,

GJIROKASTRA

Dy trafikantë klandestinësh nga Tirana janë arrestuar në Gjirokastër. M. Xh., 25 vjeç dhe I. B., 30 vjeç, u kapën duke transportuar me automjet 2 klandestinë drej Tiranës kundrejt fitimit.

Arrestimi u krye në fshatin Vanistër teksa iu sekuestrua edhe automjeti bashkë me 3 celularë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve që vijnë nga vendet e treta.

U kapën duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bien në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një automjet dhe tre aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 25 vjeç dhe I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Vanistër, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Mercedez Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe tre aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT