"Po më ndjekin vrasës me pagesë nga Shqipëria", politikani nga Kosova bën denoncimin e fortë

Kosovë&Rajon
"Po më ndjekin vrasës me pagesë nga Shqipëria",

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci përmes një postimi në Facebook ka thënë se disa vrasës me pagesë kanë pranuar ofertë nga dikush në Kosovë që ta vrasin atë.

“Disa ditë më parë kam marre një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë që ta vrasin Gani Gecin. Vrasësit me pagesë sipas informatave të para në Kosovë pëdorin emra të rrejshëm, ndërsa në Shqipëri kanë emra të tjerë”, thuhet në postimin e Gecit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka shkruar se githnjë sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë por ata janë të njohur kryesisht në rrethin e Dukagjinit.

“Rasti është i paraqaitur pranë organeve të hetuesisë në të gjitha nivelet që posedon Republika e Kosovës. Për shkak të hetimeve nuk po dua të ua permendi emrat (pseudonimet) që kta kriminel përdorin në Kosovë”, ka shkruar Geci.

Geci ka kërkuar nga dy prokurorit e dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkpunojnë mesvete dhe të ndalojnë njerëzit me precedent penale që lëvizin në Kosovë.

“Gjithashtu kërkoj edhe nga prokuroria e shtetit në Kosovë dhe prokuroria Speciale në Hagë që të intesifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët në Kosovë që ndërlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Geci.

Ai ka thënë se të gjitha tentim vrasjet kundër Gani Gecit lidhen me komunikatën nr 59.

“Le ta dinë edhe kriminelët nga Shqipëria edhe kriminelët nga Kosova se unë Gani Geci dhe familja ime do ta mbrojmë veten, familjen tonë dhe pragun e shtëpisë sonë me të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje që i disponomë”, ka shkruar Geci.

ME TE LEXUARAT