Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbytjet, Rama mbledh qeverinë. Braçe: Deri në datë 11 janë ditët e vështira

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shqipëri menjëherë pas vizitës në Athinë dhe takimit me kryeministrin grek Mitsotakis dhe ka mbledhur Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme, zv/kryeministri Erion Braçe bëri një prezantim të situatës ndërsa theksoi se nata në vijim në do të jetë e vështirë dhe se qeveria do të jetë në gadishmëri të plotë deri më 11 janar, datë që parashikohet nga IGJEUM si ditë risk për përmbytje.

Edi Rama: Për të adresuar situatën e rreshjevfe në fund të ditës së sotme ndërkohë që gjatë ditës kanë funksinonuar më së mirë një zinxhir i emergjencave. Duke qenë se për arsye pune nuk kam qenë në Shqipëri, zv/kryeministri më ka informuar për situatën.

Erion Braçe: Kemi mbledhur shtabin e emergjencave civile. Duhet ta theksoj faktin se IGJEUm ka njoftuar për situatën e vështirë sidomos për prezencën e ujit në datën 6.

Prej ditësh sot hidrovorët kanë qenë në gjendje gadishmëri dhe kanë punuar në gadishmëri të plotë, tani që flasim një pjesë e hidorovoreve sidomos në zonën nga Shkumbini në pjesën të ulëta ka prezencë të ulët të ujit.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Gjatë katër ditëve të fundit nuk ka munguar asnjë minutë emergjia elektrike.

Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal. Sot që flasim kemi një situatë të kontrolluar plotësisht në gjithë kaskadën e Drinit.

Sot që flasim dita ka qenë më e vështirë për shkak të reshjeve që kanë. Sot kam vëzhguar zonën e rrezikuar nga Shkumbini në Vjosë dhe natyrisht prezenca e Prefektëve dhe kryetareve të Bashkive, krerëve të Policisë së Shtetit.
Nata në vijim do të jetë e vështirë. Deri në datë 11 janë ditët e vështira”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet