ISHP informoi për 7 të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së sotme, ku më i riu ishte një 21 vjeçar.
Mësohet se bëhet fjalë për një djalë për një të ri nga Durrësi, i cili kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
V.Bici ishte konstatuar disa ditë më parë pozitiv me koronavirus, por sëmundjet shoqëruese dhe përkeqësimi i situatës bënë që mjekët të vendosnin për shtrimin e tij tek Infektivi.
Mësohet se i riu ishte rreth 160 kilogram dhe kishte edhe sëmundje të tjera, të cilat kanë rënduar gjendjen e tij.
Krahas 7 të vdekurve, gjatë ditës së sotme u raportuane dhe 673 raste të reja me koronavirus ku spikasin Tirana, Durrësi dhe Vlora.