Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ngrin Spanja, temperatura deri në minus 35.8 gradë Celsius

Spanja ka shënuar sot temperaturat më të ulëta, ku termometri shënoi minus 35.8 gradë Celsius.

Ulja drastike e temperaturave është regjistruar në stacionin e monitorimit të motit në Vega de Liordes, që gjendet në 1.874 metra lartësi mbidetare në provincën veriperëndimore të Leon.

Agjencia e monitorimit të motit AEME ka konfirmuar këto temperaturat të ulëta, të cilat thyen rekordin e disa ditëve më parë që ishte arritur në Spanjë, duke arritur në minus 34.1 gradë.

Spanja po përballet me stuhinë Filomena, ku reshjet e borës së rrëmbyeshme ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve që jetojnë në zona më malore.

Në vendet malore trashësia e borës ka arritur në mbi 70 centimetra, derisa në vendet urbane mbretëron një klimë paksa më e butë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet