Moti i keq/ ARRSH: Ja akset ku ka patur probleme, drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm prej lagështisë në rrugë

Aktualitet
Moti i keq/ ARRSH: Ja akset ku ka patur probleme, drejtuesit e mjeteve të

ARRSH ka dhënë njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug të vendit. Në njoftimin zyrtar thuhet se në veri të vendit ka pasur reshje bore gjatë natës, teksa rrugët Dedaj-Razëm dhe Bajram Curri-Valbonë janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa problem.

E njëjta situatë edhe me segmentet Fushë-Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ku ka pasur rënie gurësh në rrugë prej shiut, por qarkullimi vijon normalisht.

Sa i përket rajonit jugor, rënie gurësh ka pasur në akset Berat-Ccorovodë dhe Patos-Ballsh por edhe tek këto qarkullimi vijon pa probleme pas ndërhyrjes për pastrimin e rrugëve.

Më problematike mbetet aksi Qukës-Pishkash që ka prurje të aluvioneve vazhdimisht dhe po punohet për pastrimin e rrugës edhe aty.

ARRSH i bën apel drejtuesve të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

NJOFTIMI NGA ARRSH

?Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore ? në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren ? rruga është e hapur ? dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

?Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ? ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes ? dhe po punohet akoma ? qarkullimi vazhdon normalisht.

?Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim

?Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht ? Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën ⛔️?

ME TE LEXUARAT