Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Irani refuzon vaksinën Anti-Covid: Duan të bëjnë prova me ne

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei ndaloi qeverinë e Iranit që të importojë vaksina kundër covid-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Khamenei është shprehur se anglo-amerikanët duan të testojnë vaksinat në kombet e tjera dhe për këtë arsye nuk janë të besueshëm.

Irani renditet ndër vendet më të goditura nga pandemia në lindjen e mesme. Vaksina vendase që po prodhohet atje, ka nisur provat njerëzore muajin e kaluar.

Lideri i Iranit gjithashtu shprehu një mungesë interesi në kthimin e SHBA në marrëveshjen bërthamore e cila u braktis nga Trump, megjithëse ai këmbënguli që sanksionet të hiqeshin.

“Ne nuk po nxitojmë dhe nuk po insistojmë në kthimin e SHBA-së. Kërkesa jonë … është heqja e sanksioneve,” tha Khamenei.

Burimi /DWnews

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet