Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Interpol vë në pranga 28-vjeçarin në Tiranë! Do të ekstradohet në Itali

Një 28-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia e Tiranës njofton se është vënë në pranga Arbër Kojku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Livornos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Kojku ka qenë i arrestuar fillimisht në 2014-ën në Itali, bashkë me një grup prej tre shqiptarësh të tjerë. Në atë kohë në banesën e tyre u sekuestruan 14 mijë euro të dyshuara si të përfituara fryt i shitjes së drogës, kokainë dhe materiale të shumta për ambalazhim droge.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet