Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoti apel qytetarëve: Kujdes, po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kundër pasi varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hoti ka shpërndarë edhe listen e komunave në bazë të rrezikshmërisë së transmetimit, pas njoftimit të MSH për ndërrimin e komunave nga zona e rrezikshmërisë.

“Rangimi i ri i komunave lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja.

Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, thuhet në postimin e kryeministrit në detyrë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet