Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia do DHUROJË vaksina për Shqipërinë, dalin detajet e takimit Rama-Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku do të takojë fillimisht ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Më pas do të marrë pjesë në një drekë pune në shtëpinë e kryeministrit grek Mitsotakis.

Më herët, Rama tregoi në rrjetet sociale se do të bisedojë për luftën kundër Covid-19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve.

Burime bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka siguruar një sasi vaksinash, të cilat Athina zyrtare do t’ia dhurojë Shqipërisë.

Më herët Rama ka thënë se një shtet mik mund të na dhurojë 7 deri në 10 mijë vaksina kundër koronavirusit.

Mediat greke kanë shkruar se Rama në drekën me homologun e tij Mitsotakis, do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet