Franca miraton vaksinën e Moderna-s për Covid-19

Bota
Franca miraton vaksinën e Moderna-s për Covid-19

Rregullatori mjekësor francez, Autoriteti i Lartë i Shëndetit (HAS), ka miratuar përdorimin e vaksinës së Modernas për koronavirusin në vend, sipas një deklarate të lëshuar nga vetë rregullatori të premten.

Vendimi vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vaksinën e Modernas të mërkurën.

HAS vuri në dukje se Moderna ishte “vaksina e dytë në dispozicion për të luftuar Covid-19” në Francë pas Pfizer-BioNTech dhe se “kjo do të ndihmojë në amplifikimin e fushatës së vaksinimit”.

Të enjten, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha se 50,000 dozat e para të Modernas do të dorëzohen të hënën, duke synuar të arrijnë mbi 2 milion deri në qershor.

“Në përgjithësi, ne presim pak më shumë se 100,000 vaksina për muajin janar për Moderna, 500,000 shtesë në shkurt, pak më shumë se një milion në mars dhe prill dhe mbi 2 milion në maj dhe qershor,” tha Véran.

Franca është vënë nën vëzhgim për procesin e ngadaltë të vaksinimit, duke administruar një total prej 45,000 njerëz që nga e enjtja, një numër i cili i ka lënë pas në krahasim me fqinjët evropianë.

ME TE LEXUARAT