Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fiskalizimi/ Ministrja Denaj nga Vlora: Revolucionin digjital i shërbimeve, reduktohet informaliteti

Procesi i fiskalizimit është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.

Ka qenë kjo deklarata e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite që zhvilloi në Vlorë, e shoqëruar nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

“Në frymë edhe të procesit po nisim një marrëdhënie informimi me institucionet publike. E nisëm nga Vlora, por do të jemi në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë muajit janar. Ky proces synon përmirësimin e informacionit, si dhe thjeshton operacionet. Së pari, të gjitha marrëdhëniet do të jenë elektronike, pra të dhënat kryqëzohen në mënyrë të menjëhershme dhe në kohë reale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Së dyti, fatura është elektronike dhe ajo do të ketë një përfaqësim të tre dimensioneve, marrëdhëniet biznes me entet publike, siç thashë filloi në datën 1 janar 2021, marrëdhëniet biznes me biznes apo të gjitha marrëdhëniet që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar dhe siguron në 1 korrik të këtij viti dhe marrëdhëniet me qytetarët, marrëdhëniet kesh që fillon me 1 shtator.

Përdorimi i portalit “Selfcare” apo “I vetëshërbimit” në formatin e reformës së fiskalizimit është një element shtesë, i cili duke qenë pa kosto do të ndihmojë biznesin e vogël, por për të gjithë biznesin, për ata që do të jenë nga 1 shtatori të detyruar për të qenë pjesë e faturës elektronike dhe nuk do të thotë ndryshim rrënjësor i të gjithë formatit që aktualisht ekziston”, u shpreh Ministrja Denaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet