Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Do bëj dasmë gjigante me 2000 veta”, Rovena Stefa pranon se është në një lidhje

Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Mirëpo, pasditen e sotme, ajo ka pranuar se është në një lidhje dashurie dhe ka plane serioze.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari nëse e ka shtyrë dasmën për shkak të Covid-19, Rovena pohoi duke theksuar se ka dëshirë të ketë 2 mijë të ftuar.

“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe.

Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem, kështu që…”, u shpreh këngëtarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet