Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Covidit ia gjetëm vaksinën, dëshpërimit të opozitës jo…”, Rama: Parandaluam përmbytjet

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile, ku nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje akuzave të opozitës për menaxhimin e situatës së përmbytjeve dhe pandemisë.

Rama tha se vaksina iu gjet edhe Covidit, ndërkohë që shton se nuk i është gjetur kura dëshpërimit të opozitës. Kreu i qeverisë ka thënë se situata paraqitet shumë më e mirë se sa mund të ishte disa vite më parë.

Rama: Covidit iu gjet vaksina e imunizimit, që shpresoj ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë që nga mjekët dhe infermierët para afatit të deklaruar.

Vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, për shkak të dëshpërimit kapen pas çdo mundësie dhe natyrisht ndaj çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë.

Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë në këtë moment të vështirë, si rezultat i reshjeve të dendura në disa zona. Kemi një protokoll standard për emergjencat civile, për nivelet e gatishmërisë, për ngritjen e strukturave në territor dhe për përshkallëzimin e prezencës në territor.

Të gjitha janë zbatuar. Situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme në ato zona ku reshjet kanë qenë intensive, por është fakt që falë gjithë punës së bërë përditë me gjithë infrastrukturën e kullimit, për administrimin e kaskadës, me këtë sasi reshjesh kemi sot një gjendje shumë më të pranueshme dhe nën kontroll krahasuar me atë që mund të kish ndodhur në ato vite jo shumë të largëta kur ndodhte hataja. Të vazhdojmë punën intensivisht. Secili e di ku e ka pozicionin e vet në këtë përballje me natyrën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet