Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covax zbulon se kur nis shpërndarjen e vaksinave antiCovid

Programi Covax do të nisë gjatë këtij muaji shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kate O’Brien dha këtë të enjte këtë lajm të shumëpritur.

Ky program ka si qëllim të furnizojë me vaksina vendet me të ardhura më të ulëta.

“Na duhen rreth shtatë miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021. Aktualisht kemi mbi dy milionë doza dhe do të nisim shpërndarjen e tyre në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”, tha Kate O’Brien.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, janë pjesë e COVAX-it dhe presin që të marrin vaksina kundër koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet