Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Avari në rrjetin shpërndarjes së energjisë elektrike, disa zona mbesin pa drita në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e një avarie kanë dalë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme në Tiranë, që janë pa energji.

“Njoftojmë se në oren 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme si:

Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, Rr e Dibrës, Televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.

Nga punonjesit e OSSH po meren masa per rikonfigurimin e skemave duke bere te mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë. Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave” njofton OSHEE.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet