Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, Celibashi letër 4 partive politike: Dorëzoni propozimet brenda 11 janarit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka bërë thirrje partive politike që gëzojnë të drejtën për të depozituar emrat e propozuara për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.

Përmes letrës që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi iu është drejtuar 4 partive, PS, PD, LSI dhe PSD, që të dorëzojnë emrat deri në 11 janar.

NJOFTIMI I KQZ
Pranë KQZ-së do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:
– dy anëtarë në çdo KZAZ;
– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift;
– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.
Partia Demokratike do të propozojë:

– dy anëtarë në çdo KZAZ;
– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek;
– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
4. Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30 % e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

Bashkëngjitur gjeni shkresën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ju ka dërguar partive politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet