Donald Trump u bllokua ditën e djeshme nga Twiiter dhe Facebook pas postimeve për mbështetësit e tij të cilët sulmuan Kongresin e ShBA-së.
Në postimet e tij Trump tha “ Ju dua” para se tu thoshte shkoni në shtëpi . Gjithashtu ai vazhdoi me akuzat e tij rreth mashtrimeve të zgjedhjeve elektorale.
Kompania Twiiter deklaroi se llogaria e tij do të mbetej e mbyllur nëse deklaratat e tij cënonin Politikën e Integritetit Qytetar. Dhe nëse këto rregulla do të vazhdonin të thyeshin do të çonte në pezullin të përhershëm te llogarisë së tij zyrtare në Twiiter.
Tre postime nga llogaria e Trump nuk janë më të disponueshme sepse kanë dhunuar rregullat e kompanisë . Facebook dhe Instagram gjithashu e kanë bllokuar zotin Donald Trump për 24 orë .
Snapchat-i e ka ndaluar për të krijuar postime të reja dhe Youtube ka fshirë videon me deklaratën e tij duke thënë se videoja e tij binte ndesh me politikat e programit dhe shpërndante informacione false.
Facebook deklaroi : “Protestat e dhunshme në Kongresin e ShBA-së janë të turpshme .Ne ndalojmë nxitjen dhe thirrjet për dhunë në platformën tonë . Jemi duke rishikuar dhe hequr çdo permbajtje që shkel këto rregulla.” Marshimi u organizua pjesërisht në internet , duke përfshirë grupe dhe faqe në facebook .
Pas gjithë asaj dhune në ditën e djeshme , ku humbën jetën 4 persona . Ditën e sotme , Kongresi ka konfirmuar fitoren në Kolegjin Zgjedhor të presidentit Joe Biden. Burimi /BBC