Transformimi i këngëtarit The Weeknd na la të gjithëve pa fjalë, po ja çfarë i ka ndodhur atij në të vërtetë?
Këngëtari i njohur The Weeknd ka shokuar fansat në premierën e këngës së tij më të fundit “ Save Your Tears “. 30 vjecari u shfaq në ceremoninë e award i mbuluar me fasha.
Pasi hoqi fashat ai zbuloi një pamje shumë të ekzagjeruar të fytyrës.
Pamje e cila u shoqërua me shumë komente negative nga ndjekësit e tij të tipit “Dukesh si Klloun”, “Turp”, “Pse duhet dikush t`ia bëj dicka të tillë fytyrës”, e shumë të tjera.
Por në fakt nuk ka asgjë për tu shqetësuar, kjo pamje nuk është pamja e tij e vërtetë. The Weeknd nuk ka bërë mbushje buzësh dhe as operacione plastike konstruktive.
Pamja e tij “ e frikshme” është realizuar nga një make-up artist posaçërisht për videoklipin e këngës së tij më të fundit.