Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi në Kongresin amerikan, arrestohen 68 mbështetës të Trump të implikuar në trazira

Sulmet e mbrëmshme të dhunshme në ndërtesën e Kapitol janë regjistruar tashmë në memorien jo vetëm të popullit amerikan, por tronditën edhe persona nga vende të ndryshme të botës.

Mediat amerikane shkruajnë se është identifikuar gruaja që u qëllua për vdekje në Capitol dhe ajo është Ashli Babbitt. Gruaja është qëlluar nga ana e një efektivi të policisë.

Shefi i Policisë së Capitol-it Steven Sund konfirmoi identitetin e të ndjerës, duke u shprehur:

“Ndërsa protestuesit po drejtoheshin me forcë drejt Dhomës ku ishin anëtarët e Kongresit, një punonjës i USCP zbrazi armën e shërbimit, duke goditur një femër në moshë të rritur,” tha Sund në një deklaratë të enjten.

Ai ka shtuar se gruas iu dha menjëherë ndihma mjekësore, e se ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të marra. Polici u pezullua nga puna e ndaj tij kanë nisur hetime.

Forcat policore deri tani kanë arrestuar 68 njerëz, të dyshuar të implikuar në ngjarjet e së enjtes. Madje, po kërkohet ndihma e publikut për identifikimin e agresorëve në Capitol.

Katër persona kanë vdekur, si pasojë e sulmit në Kapitol të enjtën, nga persona, që janë mbështetës të ish-presidentit tashmë amerikan, Donald Trump

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet