Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkencetaret garantojne: Reagimet alergjike ndaj vaksinës anti-COVID ‘jashtëzakonisht të rralla’

Përafërsisht një në njëqind mijë njerëz që morën vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19 kanë pasur reagime të rënda alergjike, deklaruan zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së ndërsa theksuan se përfitimet e imunizimit tejkalojnë shumë rreziqe.

Të dhënat që vijnë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ,   dokumentuan 21 raste të reaksioneve alergjike pas vaksinimit të 1,893,360 rasteve  , të raportuara nga 14 Dhjetori- 23 Dhjetor.

Për krahasim, vaksinat e gripit shkaktojnë rreth 1.3 raste të reaksioneve alergjike për një milion doza të administruara, dhe kështu që shkalla e reaksioneve për vaksinën Pfizer është afërsisht dhjetë herë më e madhe.

21 rastet të cilat patën reagime të ashpra alergjike janë përkatësisht të moshës 27 – 60 vjeç , me një moshë mesatare 40 vjeç. Nëntëmbëdhjetë nga rastet (90 %) ndodhën tek femrat, dhe koha mesatare e shfaqjes së simptomave ishte 13 minuta, por varionte nga 2 – 150 minuta.
Katër (19 %) e pacientëve u shtruan në spital, përfshirë tre prej tyre të cilët u vendosën në kujdes intensiv, dhe shtatëmbëdhjedhjetë (81%) u trajtuan nga një departament urgjence .

Simptomat përfshinin skuqje, ndjesi të mbylljes së fytit, gjuhë të fryrë, vështirësi në frymëmarrje, ngjirje të zërit, buzë të fryrë, të përziera dhe kollë të thatë të vazhdueshme. / Burimi/Sciencealert

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet