Shefi ekzekutiv i Modernas jep lajmin e mirë: Vaksina antiCovid mund të na mbrojë deri në 2 vite

Bota
Shefi ekzekutiv i Modernas jep lajmin e mirë: Vaksina antiCovid mund

Vaksina për COVID-19 e Moderna ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i saj të enjten, edhe pse akoma më shumë të dhëna duhen për të bërë një vlerësim përfundimtar.

Sipas Reuters, kompania amerikane e bioteknologjisë, e cila “befasoi” botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi në vetëm disa javë, mori miratimin për vaksinën e saj Komisioni Evropian të mërkurën, shkruan tg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i vaksinave zakonisht kërkon vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së vaksinave për COVID-19 është një çështje e diskutueshme për shkencëtarët dhe rregullatorët.

“Skenarit të makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksiononte vetëm një ose dy muaj, mendoj se i ka ardhur fundi”, tha CEO i Moderna, Stephane Bancel, në një aktivitet të organizuar nga grupi i shërbimeve financiare Oddo BHF.

Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të coronavirusit të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.

ME TE LEXUARAT