Policia kap mat autorin teksa tenton të vjedhë një makinë në Tiranë, i zbulohen edhe…

Aktualitet
Policia kap mat autorin teksa tenton të vjedhë një makinë

Tentoi të vjedhë një makinë, por zbulohet dhe vihet në pranga. Policia e Tiranës zbulon gjithashtu dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky person.

Në pranga ka rënë Mirdash Osmani 39 vjeç, sepse 2 ditë më parë, pak pas mesnate në Kinostudio ka tentuar të vjedhë një makinë “Golf 5”, por është pikasur dhe vjedhja ka dështuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është njoftuar policia e cila pas grumbullimit të provave që ka lënë nga pas 39 vjeçari ka mundur ta identifikojë atë dhe ta vërë në pranga.

Policia ka ushtruar kontroll në servisin që i arrestuari kishte në Shupenzë të Bulqizës ku janë gjetur çelësa, pulte dhe pajisje të tjera që 39 vjeçari përdorte për vjedhje si edhe targa mjetesh e sende që u përkisnin makinave të vjedhura më parë.

ME TE LEXUARAT