Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasen tre makina në aksin Shkodër-Koplik, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku janë përplasur tre mjete me njëra-tjetrën.

Bëhet me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shpejtësi jashtë normave të lejuara, e shoqëruar edhe me rrëshqitje nga reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet