Përfshihet edhe Shqipëria, OBSH jep lajmin e mirë: COVAX shpërndan vaksinat antiCovid në fund të janarit

Aktualitet
Përfshihet edhe Shqipëria, OBSH jep lajmin e mirë: COVAX

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji, tha drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien.

Programi COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19, vendet me të ardhura të ulëta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne na duhen rreth shtatë miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021. Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë”, tha ajo.

“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”, tha O’Brien.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, janë pjesë e COVAX-it dhe presin që të marrin vaksina kundër koronavirusit.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga ky program i OBSH-së pritet të marrin falas doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës, apo 720 mijë doza.

ME TE LEXUARAT