Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nga darka me Mitsotakis tek takimi me Dendias, mediat greke zbardhin axhendën e Ramës nesër

Teksa nesër kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën, mediat greke zbardhin axhendën e takimeve.

“Protothema” shkruan se Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Kjo media shkruan se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë.

Më pas, kryeministri Mitsotakis do të shtrojë një darkë me homologun shqiptar, ndërsa i pranishëm do të jetë dhe ministri i Jashtëm, Dendias.

Mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet