Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në kërkim prej 5 muajsh, arrestohet 41-vjeçari nga Pogradeci, në gusht po transportonte drogë drejt Maqedonisë së Veriut

LIBRAZHD
Një 41-vjeçar i cili ishte prej 5 muajsh në kërkim është arrestuar në vijim të operacionit ‘’Dragostunja’’ në Librazhd.

L.A, nga Pogradeci më 6 gusht të 2020 së bashku me një tjetër kanë qenë duke transportuar 32 kg kanabis në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Bashkëpuntori i L.A, u kap në dalje të Qafë Thamës, kurse vetë 41-vjeçari nuk i ka ndaluar Policisë bashkë me L.N, duke rrezikuar edhe jetën e policëve me automjet dhe më pas ka braktisur mjetin me drogë brenda dhe u larguan.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Librazhd

Vijon operacioni “Dragostunja”.

Kapet dhe ndalohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të operacionit “Dragostunja” të finalizuar rreth 5 muaj më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i të cilit u arrestua një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, kanë vijuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe ndaluar në Librazhd, shtetasin e shpallur në kërkim:

L.A., 41 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 06.08.2020, në bashkëpunim me shtetasin L. N., 43 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit), dyshohet se kanë qenë duke transportuar 32 kg lëndë narkotike kanabis në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit jeshil.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. A. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Më pas këta shtetas kanë braktisur mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe kanë tentuar të largohen.

Shtetasi L. N. është kapur gjatë operacionit të zhvilluar 5 muaj më parë, në dalje të PKK Qafë Thanë, në tentativë për t’u larguar drejt Maqedonisë së Veriut.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet