Meghan Markle shtatzënë për herë të dytë? Pas abortit, shfaqet me bark të rrumbullakosur

Showbiz

Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen prindër për herë të dytë. Mediat kanë publikuar fotografitë ku Meghan shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Fotoja është publikuar nga revista rozë “Gente”. Kujtojmë që në muajin korrik Meghan rrëfeu se kishte humbur fëmijën e dytë pas një aborti dhe se kjo ngjarje kishte lënë gjurmë të thella tek ajo.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë lajm, por ka zëra që qarkullojnë prej javësh, të cilët pretendojnë se ish-dukesha është tashmë në proces për t’i sjellë Archiet një motër, apo vëlla më të vogël.

Gjithashtu disa persona më të vëmendshëm kanë vërejtur gjithashtu se fotografia e Krishtlindjeve e Harry dhe Meghan mund të jetë e photoshopuar, ndoshta për të mos zbuluar shumë gjendjen e dukeshës, për më tepër, në një intervistë të fundit në internet Markle është shfaqur gjithmonë në mënyrë që të shihej vetëm fytyra dhe asnjëherë barku.

ME TE LEXUARAT