Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Media greke kryqëzon Ramën: Është aleati më besnik i Erdogan por pret pasaportë europiane nga Athina

“Kryeministri i Tiranës ka lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret ‘pasaportë Evropiane’ nga Athina”, është artikulli i medias greke Protothema dedikuar vizitës së Ramës nga Turqia në Athinë. Nuk kanë munguar tonet e ashpra dhe dozat e ironisë për Ramën, për të cilin thonë se po luan ‘me dy porta’.

“Rama po luan “lojë të dyfishtë” me vizitën në Athinë të Premten, ku do të ketë një takim privat me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe më pas do të drekojë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm.

Ëhtë një vizitë informale nga kryeministri shqiptar, i cili ishte në Ankara dy ditët e mëparshme me ftesë të Presidentit Erdogan. Të dy udhëheqësit, të cilët mbajnë një marrëdhënie të ngushtë, nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, ndërtim, infrastrukturë dhe kulturë . Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje “Partneriteti Strategjik”.

Pas marrëveshjeve, ftesa e Erdogan patjetër që kishte të bënte me “jotolerancën” e Ankarasë ndaj lëvizjeve të fundit të Tiranës drejt Greqisë.

Siç dihet, më 20 tetor, Rama dhe Dendias ranë dakord të referonin cështjen e Shqipërisë dhe Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk ka kompromis mbi këtë çështje përmes negociatave dypalëshe.

Kryeministri shqiptar e quajti atë më pas ‘të drejtën e Greqisë’ për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje ku është e mundur – një deklaratë që bie në kundërshtim me pozicionet turke në Egje dhe rajonin e Kastellorizo.

Marrëveshja për menaxhimin e mosmarrëveshjes Greko-Shqiptare mbi zonat detare i jep vendit tonë një avantazh serioz juridik dhe diplomatik, pasi ajo tashmë ka bërë marrëveshje përkatëse me Italinë dhe Egjiptin – dhe vetëm me Turqinë dhe regjimin Libian nuk ekzistojnë zhvillime të ngjashme.

Ankaraja vazhdon të ruajë ‘kauzën e luftës’ në lidhje me shtrirjen e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Egje – kështu që fjalët e Ramës u perceptuan si një veprim negativ nga Ankaraja.

Në pushtet për shtatë vjet, Edi Rama konsiderohet aleati më “besnik” i Tajip Erdogan në rajon. Mbi të gjitha, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Ishte Rama që përmes Ankarasë kishte imponuar refuzimin e marrëveshjes së parë Greko-Shqiptare për krijimin e një EEZ.

Pas ‘kthesës’ së Ramës, i cili pranoi të shkonte me Greqinë në Hagë, është sigurisht perspektiva evropiane e vendit të tij: Shqipëria e Ramës, si Maqedonia Veriore e Zaevit, të cilët po presin datën për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian: një proces – paketë, e cila tani është “mbërthyer” për shkak të vetos bullgare.

Rama ka të gjitha arsyet për të luajtur ‘kartën Evropiane’ dhe kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, ai vazhdoi marrëveshjen me Nikos Dendias për zonat detare. Por tani Athina është e shqetësuar që nga presioni i Ankarasë ndaj Ramës për ta anuluar atë, vjen “dorezë” me qëndrimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili tashmë ka akuzuar Ramën për koncesione ndaj Greqisë.

Në dritën e këtyre fakteve, prania e Kryeministrit të Shqipërisë në Athinë merr interes të veçantë”, shkruan Protothema.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet