Makina "BMW X5" del nga rruga në aksin Kukës-Morinë, dyshohet se...

Aktualitet
Makina "BMW X5"  del nga rruga në aksin Kukës-Morinë,

Një aksident pa pasoja është regjistruar pasditen e sotme në aksin Kukës-Morinë, ku një makinë tip “BMW X5” ku udhëtonin tre persona në drejtim të Kosovës ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në trasenë e rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Vendi ku ndodhi aksidenti përshkruhet nga nje kthesë e fortë ku janë shënuar edhe raste të tjera me pasoja të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe prezenca e lagështirës në rrugë.

Kukësi ashtu si pjesa tjetër e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

ME TE LEXUARAT