Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

LSI bie dakord me PD për numërimin elektronik: Të bëhet në Fier dhe Korçë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar qarkun e Fierit dhe të Korçës për votimin dhe numërimin e votave në mënyrë elektronike. Duket se LSI dhe PD kanë rënë dakord pasi kanë propozuar të njëjtat qarqe për këtë projekt pilot.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i është përgjigjur kërkesës së KQZ për dy qarqet që duhet të propozonin.

“Në përgjigje të shkresës suaj nr 2646 datë 28.12.2020, protokolluar me tonën me Nr.276 prot, datë 28.12.2020, “Mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë”, nëpërmet së cilës kërkoni sipas parashikimeve të nënit 179, paragrafi 1, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, mendim ose sugjerim për implementimin e projektit pilot të sistemve dhe /ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit në zgjedhjet e datës 25 prill 2021, Lëvizja Socialiste për Integrim sugjeron që implementimi i projektit të bëhet në qarkun Korçë dhe Fier”, thuhet në përgjigjen e LSI.

Ndërsa PS nuk ka rënë dakord me opozitën dhe ka propozuar Korçën si dhe një pjesë të kryeqytetit për projektin pilot.

Pak ditë më parë KQZ i dërgoi shkresë partive politike se ku mund të aplikohet sipas tyre projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. KQZ saktësonte se në këto zgjedhje të gjithë qytetarët do të identifikohen 100% në mënyrë elektronike.

“Sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e para, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve”, thuhej në njoftimin e KQZ më herët.

Me këtë kërkesë institucioni i bënte me dije partive që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me zonat ku dëshirojnë që të aplikohen projektet pilote në zgjedhje, para se KQZ të marrë vendimet përkatëse. PS nuk ka dhënë ende propozimet e saj për qarqet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet